Ne daten 20 Nentor 2020 u ngrit ne Canberra per here te pare flamuri i Republikes se Shqiperise. Bashke me flamujt e vendeve te tjere qe kane ambasada ne Australi tashme krenar valvitet edhe flamuri i yne kuq e zi ne International Flag display buze liqenit Burley Griffin afer Parliametit te Australise.
Moren pjese nga komuniteti shqiptaro australian i Queensland dhe Canberra.
Midis pjesemarresve ishin i Ngarkuari me pune a.i i Republikes se Shqiperise ne Australi, Shkelqesia e tij Z.Dr. Edmond Trako qe ngriti flamurin dhe Shkelqesia e tij Ambasadori i Republikes se Kosoves ne Australi Z.Dr. Hajdin Abazi.
Gazeta Canberra Times date 21 Nentor 2020 i ka kushtuar nje artikull “Albania flies its flag for the first time in Canberra” shkruar nga Julia Kanapathippillai