Me inisiativen dhe perkrahjen e KM te Republikes se Shqiperise Z. E.Rama ne Tirane nga data 18-20 Nentor 2016 zhvilloi punimet Sumiti i Diaspores,, i pari në llojin e tij, i cili mblodhi në kryeqytet pothuajse 1 mijë personalitete, përfaqësues të diasporës shqiptare në mbarë botën. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi nevojën e krijimit të një kanali komunikimi dhe bashkëpunimi midis shtetit amë dhe të gjithë shqiptarëve, kudo që ata të ndodhen.
“Mbledhja juaj këtu është po aq sa ishte e paimagjinueshme me sytë e të shkuarës, është dhe frymëzuese me sytë e të ardhmes. Keni ardhur për të qenë nesër e pasnesër, bashkë me ne që të mendojmë, të flasim, të shkëmbejmë opinione, të debatojmë e të vendosim sesi mund ta bashkojmë fuqinë e ëndrrave, të ideve, por dhe të parave, për ta bërë më të mirë, më të fortë, më të begatë, Shqipërinë e gjeneratës tjetër”, theksoi Rama.
Gjatë punimeve të samitit u organizuan tetë panele diskutimi tematike, një atelie për projekte konkrete dhe një numër i madh aktivitetesh kulturore e artistike.
Miremengjez shqiperi Interviste e Prof.Dr.R.Kamberaj ne TVSH