Aplikacioni E-Konsullata
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e aplikacionit E-Konsullata, një platformë interaktive informimi dhe komunikimi për të gjithë shtetasit shqiptarë kudo që ndodhen. Aplikacioni do të rrisë në mënyrë cilësore cilësinë e shërbimeve të ofruara nga përfaqësitë shqiptare nëpër botë. “E-Konsullata është një simotër e Komisariatit Dixhital, që do të thotë që ta kesh konsullatën në xhepin tënd, e të mos kesh më nevojë të shkosh deri në konsullatë, duke bërë rrugëtime edhe me kilometra të tëra për të marrë një informacion. Po ashtu një numër i konsiderueshëm shërbimesh do të mund të jepen online”, deklaroi Kryeministri Rama. Në aplikacion ndodhen kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën politike dhe shëndetësore për secilin vend prej 181 vendeve që mbulohen nga E-Konsullata. Aplikacioni konsullor E-Konsullata mund të shkarkohet nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo në botë