Shqiperia goditet nga nje termet i fort 6.4 shkalle ne zonen e Durresit dhe Tiranes.
Ka viktima ne njerz dhe deme te medha materiale.
Ne emer te komunitetit Shqitaro Australian shprehim ngushellimet e thella e te sinqerta per viktimat dhe te lenduarit dhe lusim te mos kete me te tjere.
Ndihma dhe perkrahje te menjehersheme u derguan nga Shteti shqiptare ne zonat demtuara dhe ndihma te medha po shkojne nga shume vende te tjera te Ballkanit dhe te botes.
Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare. Ky vendim i qeverisë vjen pas tërmetit katastrofik që goditi vendin mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, duke lënë disa qytete të vendit nën rrënoja.
Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 20, mbi 600 të plagosur dhe me qindra ndërtesa të rrënuara plotësisht.
Edhe qeveria e Kosovës e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie kombëtare.

Ndihma qe po vjen nga vellezrit kosovar

Pamje nga shkaterrimet e termetit ne Durres

Pamje nga shkaterriet e termetit ne Tirane