Author Archive: admin
Governor 2021
Invitation from His Excellency, Governor of QLD
The honourable Paul de Jersey AC and Mrs Kaye de Jersey
Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë
Deklarimi i adresës
Shërbimi elektronik “Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” ju mundëson shtetasve shqiptarë të cilët janë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të kryejnë vetëdeklarimin e adresës së banimit me të dhënat e sakta në shtetin ku ata jetojnë. Formulari i vetëdeklarimit elektronik mund të plotësohet nga shtetasit për deklarimin e adresës së tyre personale, ose dhe për anëtarët e të njëjtës familje, në rastin kur ata jetojnë në të njëjtin vendbanim me deklaruesin.
Kujdes! Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
– Dokument që dëshmon ekzistencën e adresës së deklaruar
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Plotësoni të dhënat e detajuara të adresës së vendbanimit;
– Me qëllim vërtetimin e ekzistencës së adresës së deklaruar ngarkoni dokumentin zyrtar të shtetit ku jetoni në të cilin dallohet qartë emri i aplikuesit dhe adresa e plotesuar në formular;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
– Të dhënat e deklaruara nga ana juaj do të përpunohen nga punonjësit e zyrës së Gjendjes Civile, të cilët konfirmojnë shtimin e kësaj adrese si adresë dytësore vendbanimi jashtë Republikës së Shqipërisë, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.
Periudha e vlefshmërisë
Pa afat
Kostot
Pa pagesë
Më shumë informacion gjendet ne links me poshte:
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12575
Invitation from The Honourable Annastacia Palaszczuk MP Premier of QLD and Minister for Trade
Invitation from