Governor 2021

Invitation from His Excellency,  Governor of QLD

The honourable Paul de Jersey AC and Mrs Kaye de Jersey

Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë

Deklarimi i adresës

Shërbimi elektronik “Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” ju mundëson shtetasve shqiptarë të cilët janë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të kryejnë vetëdeklarimin e adresës së banimit me të dhënat e sakta në shtetin ku ata jetojnë. Formulari i vetëdeklarimit elektronik mund të plotësohet nga shtetasit për deklarimin e adresës së tyre personale, ose dhe për anëtarët e të njëjtës familje, në rastin kur ata jetojnë në të njëjtin vendbanim me deklaruesin.

Kujdes! Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës.

Dokumentacioni i nevojshëm

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti

– Dokument që dëshmon ekzistencën e adresës së deklaruar

 

Hapat e procedurës

– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

– Zgjidhni shërbimin “Deklarimi i adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”;

– Klikoni butonin “Përdor”;

– Plotësoni të dhënat e detajuara të adresës së vendbanimit;

– Me qëllim vërtetimin e ekzistencës së adresës së deklaruar ngarkoni dokumentin zyrtar të shtetit ku jetoni në të cilin dallohet qartë emri i aplikuesit dhe adresa e plotesuar në formular;

– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;

– Të dhënat e deklaruara nga ana juaj do të përpunohen nga punonjësit e zyrës së Gjendjes Civile, të cilët konfirmojnë shtimin e kësaj adrese si adresë dytësore vendbanimi jashtë Republikës së Shqipërisë, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

 

Periudha e vlefshmërisë

Pa afat

Kostot

Pa pagesë

 

Më shumë informacion gjendet ne links me poshte:

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12575

Flamuri i Republikes se Shqiperise ngrihet per here te pare, ne Canberra, Australi.

Ne daten 20 Nentor 2020 u ngrit ne Canberra per here te pare flamuri i Republikes se Shqiperise. Bashke me flamujt e vendeve te tjere qe kane ambasada ne Australi tashme krenar valvitet edhe flamuri i yne kuq e zi ne International Flag display buze liqenit Burley Griffin afer Parliametit te Australise.

Moren pjese nga komuniteti shqiptaro australian i Queensland dhe Canberra.

Midis pjesemarresve ishin i Ngarkuari me pune a.i  i Republikes se Shqiperise ne Australi, Shkelqesia e tij Z.Dr. Edmond Trako qe ngriti flamurin  dhe Shkelqesia e tij Ambasadori i Republikes se Kosoves ne Australi Z.Dr. Hajdin Abazi.

 

Gazeta Canberra Times date 21 Nentor 2020 i ka kushtuar nje artikull “Albania flies its flag for the first time in Canberra” shkruar nga Julia Kanapathippillai

Hyrja e Ambasades

Ambasada inside

Pjese marresit ne ceremonine e ngritjes se flamurit ne Canberra date 20.11.2020

Australi Shqiperi